Olta i thotë Kiarës se është e shtirur: Ti bën sikur vdes pas Luizit

Darka e të nominuarve ka bërë bashkë ditën e djeshme Kristin, Kiarën, Qetsorin dhe Oltën.

Teksa janë diskutuar një sërë çështjesh të ndryshme, mes tyre nuk kanë munguar as komentet pikante të Oltës.

Me të qeshur ajo i ka thënë Kiarës se është shumë e shtirur dhe se me Luizin nuk kanë asnjë pikë të përbashkët si çift.

“Po ndenje më shumë ti këtu do dekompozohesh. Ik se nuk e përballon dot më gjithë këtë shtirje që bën këtu. Me vërtetë je shumë e shtirur, po kur bën sikur vdes pas Luizit. Ju jeni përshtatur shumë mirë me njëri-tjetrin por s’keni asnjë të përbashkët” tha Olta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *