Noizy vërteton edhe një herë shoqërinë e tij me Stresin

Disa gjëra vijnë me moshë. Këtë shprehje e vërtetojnë më së miri Rigels Rajku dhe Arkimed Lushaj. Dy reperët shqiptar, disa vite më parë ishin armiq me njëri-tjetrin, ndërsa sot gëzojnë një shoqëri të mirë.

Stresi këtë vit zgjodhi të bëhej pjesë e “Big Brother Vip Kosova”, ku është një ndër konkurrentët më të komentuar.

Gjejni kush e ka mbështetur publikisht së fundmi reperin në këtë aventurë të tij? Po, pra pikërisht Noizy. Ky i fundit ka ndarë në Instastory-n e tij foton e shokut të tij së bashku me numrat e kontaktit, për ta votuar pasi Stresi është në nominim deri të premten, si dënim i dhënë nga “Big Brother” pasi shkelmoi derën e dhomës së rrëfimit.


Biseda:

Stresi: Natën e parë jam zgjuar keq, edhe në mëngjes.

Gresa: Një natë kemi parë të gjithë ëndrra të këqija, të gjithë.

Stresi: Unë mendoj që ka fantazma këtu brenda. Jo ka. Për Zotin ka. Kam vënë re që vijnë na shohin edhe ikin, na afrohen shumë. A i ke dëgjuar sipër? Ka, unë e di.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *