Një burrë në Turqi rrëfen se si vajza e tij 4-vjeçare e mbajti të gjallë nën rrënoja

Fillimisht dëgjoheshin britma, pastaj klithma të dhimbshme dhe më pas dëgjoheshin thirrja “baba, baba”.

Një vajzë 4-vjeçare, Gada Ayyan dhe babai i saj, Ahmet Ayyan, janë ribashkuar pasi ishin të bllokuar në një grumbull rrënojash që dikur ishte shtëpia e tyre në Turqinë jugore.

Ata u bllokuan së bashku kur shtëpia e tyre u shemb në tërmetin që tashmë dihet se ka vrarë më shumë se 45.000 njerëz. Më pas, të dy u përballen me një largësi të vështirë prej disa ditësh kur Gada u shpëtua dhe u dërgua në spital, shkruan CNN.

“Kur filluan lëkundjet e tokës për herë të parë, unë e kapa vajzën time dhe ndërtesa u shemb mbi ne të gjithëve”, tha Ahmet.

Gruaja dhe djali i tij nuk dolën të gjallë. Ahmeti mund të dëgjonte të qarat e djalit të tij ndërsa ai ishte i ngecur. Ai kishte pranë vetes vajzën e tij. Ajo ishte shtrirë në këmbën e tij dhe të dy ishin bllokuar në pamundësi për t’u çliruar.

Rrënojat ishin deri në qafë. Në ditën e katërt nën rrënoja ai tha se po i humbiste shpresat. Ai kishte dhimbje. Këmba e tij ishte dëmtuar shumë. Por vajza e tij nuk e linte të hiqte shpresën për të shpëtuar.

Vajza ime më thoshte vazhdimisht babi mos qaj. Qetësohu. Ata po vijnë të na shpëtojnë”, tha Ahmet.

Ajo i tha të shikonte në dritën që po ndriçonte. Dhe ja, ata papritmas dëgjuan zëra. Ata ishin duke u shpëtuar.

Gada u tërhoq e para me një gërvishtje mbi të. Gjysmë ore më vonë ata mundën ta nxirrnin Ahmetin. Por ajo u vu nën kujdesin e shërbimeve sociale ndërsa ai u dërgua në spital.

Kur i humbi gjurmët e së bijës, e dinte se do ta shihte sërish edhe nëse do të ishte gjëja e fundit që do ta bënte.

Ai shkoi në Facebook dhe Instagram, duke treguar foton e saj dhe duke iu lutur kujtdo që ta ndihmonte për ta gjetur. Përfundimisht ishte një i afërm që zbuloi se shërbimet sociale kishin një vajzë të vogël të shëndetshme pa prindër.

“Ajo më mbajti gjallë”, tha ai për inkurajimin e saj të vazhdueshëm për ditë të tëra nën rrënoja. “Kjo është vajza ime e vogël. Ajo është heronia ime”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *