Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për Portalin Dukagjin e konfirmuar se ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet dy veturave në rrugën Mitrovicë Podujevë dhe si pasojë janë lënduar 6 persona.
Sipas tij ky aksident ka ndodhur më datën 25 mars rreth orës 19:30.
“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, përkatësisht në segmentin rrugor afër Tunelit të Parë, në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit gjashtë 6 persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Zahiti.