Nëna e Astrit Deharit: Dardan Molliqaj më erdhi në shtëpi, më tha se Astriti është vetëvrarë

Xhemile Dehari, nëna e Astrit Deharit, ka thënë se Dardan Molliqaj, ka qenë i pari që i ka thënë në shtëpinë e saj se djali i saj ka bërë vetëvrasje.

Ajo në lidhje telefonike në Rubikon, ka thënë se Molliqaj pak para se të dilte nga VV-ja i ka thënë se “ka dëgjuar se ai është vetëvra pasi kështu ka dëgjuar.

Dardani ka qenë i pari që ka ardhur në shtëpinë time që më ka thënë është vetëvrasje për Astritin, e pse po thotë tash nuk është vetëvrasje. Edhe disa muaj para se me dalë prej LVV-së, ka ardhur në shtëpi ka thënë ‘teta Xhemile kështu kam thënë se kështu e kam ni’. Vetë e ka përmendur. E di edhe rastin e Arbnorit kur është vra”, ka deklaruar ajo.

Derisa, ditë më parë në një intervistë për Gazetën Insajderi, Molliqaj ka thënë se kurrë nuk e ka potencuar nëse ishte vrasje apo vetëvrasje vdekja e Deharit.

Unë asnjëherë, as kur kam qenë në Vetëvendosje dhe as pastaj nuk kam thënë që është vrasje apo vetëvrasje” – ka thënëa ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *