Në Texas, 73 vetura u dogjën në një parking dhe gjithçka besohet se nisi me një cigare

Pamjet e zjarrit tregojnë shtëllunga të dendura tymi të zi ndërsa disa shoferë vrapojnë drejt vendit të ngjarjes për të shpëtuar automjetet e tyre.

Zjarri shpërtheu në parkingun e improvizuar të Robinson Ranch në Teksas rreth orës 13:00, gjatë festivalit vjetor të vjeshtës që tërhoqi qindra njerëz.

Shefi lokal i zjarrfikësve, Chris Malstead tha se shkaku i zjarrit ende nuk është konfirmuar, por ai beson se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një cigare, e cila ai thotë se ishte “hedhur në mënyrë të gabuar” në parkingun me bar.

Zjarrfikësit lokalë kanë arritur ta shuajnë zjarrin pas dy orësh e gjysmë dhe më e rëndësishmja është se në këtë incident nuk ka të lënduar.

Pamjet e zjarrit tregojnë shtëllunga të dendura tymi të zi ndërsa disa shoferë vrapojnë drejt vendit të ngjarjes për të shpëtuar automjetet e tyre.

Në një bisedë për mediat vendase, dëshmitarët e zjarrit thonë se ai u përhap me shpejtësi. Në fund u dogjën 73 vetura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *