Dje i gjithë kombi shqiptar po jo vetëm u përballëm me një tronditje të madhe sociale.
Një video ku shihet një infermiere në Pejë duke goditur një të moshuar në qendrën “Orenda” shokoi të gjithë.
E në mesin e atyre që reagun ishte edhe këngëtarja Kida e cila u shpreh se për dhunueset edhe dënimi ishte pak.
Por, duket se “shoku” që përjetuam si shoqëri nuk kishte të njëjtin efekt te artistja.
Këngëtarja pak orë pas rastit vendosi të publikoj këngën e saj më të re “Ma lujte”.
Lansimi i këngës nuk është krim, por padyshim se një tronditje si ajo dje, këngëtarja duhej të ishte treguar më e ndjeshme dhe ta shtyente atë si një gjest sensibilizues./Neutral