Në krye të punës, Kiara e emocionuar zbulon detaje të emisionit nga shesh xhirimi në Turqi

Kiara Tito ka udhëtuar drejt Turqisë për xhirimet e emisionit që do të prezantojë “Kepi i Tundimeve”.

Së fundmi nga Bodrumi Kiara tha se po vjen diçka shumë e madhe që publikut do i pëlqejë pa fund.

“Përshëndetje mbërritëm më në fund në destinacion. Jemi në Bodrum. Po përgatisim bashkë me stafin diçka shumë të bukur që do ju pëlqejë pa fund. Nuk po zbuloj më tepër por kini parasysh një gjë shumë e madhe do të vijë”, deklaroi Kiara Tito.

Në Turqi moderatorja sigurisht shoqërohet edhe nga partneri, Luiz Ejlli. Kujtojmë se kjo periudhë është shumë e ngjeshur për çiftin më të përfolur të momentit, pasi Luizi ka nisur koncertet dhe Kiara ka xhirimet e emisionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *