Në një nga spitalet më të mëdha në Sllovaki mjeku ka bërë një gabim ‘trashanik’, kjo pasi ai gjatë një operacioni në sy ia ka hequr pacientit gabimisht syrin e shëndoshë në vend të atij të dëmtuar.
Pas kësaj që ndodhi burri tani është plotësisht i verbër.
“Mjeku që kreu operacionin nuk është më në kontakt me pacientët”, tha një zëdhënëse e Spitalit Universitar në Bratislavë, të cilit i përket spitali në rajonin Bratislava-Ruzinov.
Spitali ofroi kujdes psikologjik viktimës dhe familjes së tij për të përballuar këtë që ka ndodhur.
Gabimi tragjik ndodhi mes mosmarrëveshjeve të punës në sektorin e kujdesit shëndetësor të Sllovakisë.
Rreth 3,000 mjekë janë të gatshëm të japin dorëheqjen për shkak të pagave të dobëta dhe kushteve gjithnjë e më të padurueshme.
Sistemi shëndetësor sllovak ka vjet që vuan nga migrimi i stafit, veçanërisht në Republikën Çeke dhe Austri. Mbingarkesa rezultuese e punës për mjekët që mbetën në Sllovaki kohët e fundit është përkeqësuar nga pandemia e koronës. Prandaj, Sllovakia është një nga vendet me shkallën më të lartë të vdekjeve nga Covid-19 në botë.