Ndodh edhe kjo, këngëtarja shqiptare ngatërron burrin me Luizin

Luiz Ejlli është kthyer në fenomenin dhe personazhin më të dashur të shqiptarëve. Këngëtari i njohur ka rrëmbyer zemrat e të gjithë njerëzve dhe të gjithë flasin për të. Por Lui duket se ka edhe mbështetjen e kolegëve të tij, të cilët e ka shprehur simpatinë e tyre për të.

Por reperja Gjira Kajtazi duket se ka bërë një gafë të lezetshme. Ajo ka postuar një status ku shkruan se për pak deshi e thirri bashkëshortin e saj me emrin Luiz.

Gjira vetëm pak ditë më parë është rikthyer në muzikë me këngën e saj “On&Off” dhe vite më parë ka qenë një nga reperet e njohura në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *