Momenti i shembjes së një ndërtese në lagjen Baglar në Turqi pas tërmetit të fuqishëm është kapur nga një person, i cili po filmonte në ato çaste.
Mediat turke kanë raportuar se mbi 100 persona kanë vdekur nga ky tërmet.
Qendra Amerikane e Sizmiologjisë tha se tërmeti ishte me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter.
Lëkundjet e forta u regjistruan në orën 04:17 me orën lokale. Ato ishin me thellësi 17.9 kilometra dhe me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep.