Sot është ndaluar një person në fshatin Bistricë të Leposaviqit, pasi i njëjti dyshohet se në veturë ka pasur të ngarkuara medikamente mjekësore të cilat dyshohet të jenë të kontrabanduara.
Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, personi në fjalë dyshohet se me veturën e tij në mënyrë ilegale kishte kaluar nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës.
“Gjatë kontrollit të veturës, është vërejtur se në të kishte të ngarkuara medikamente mjekësore të cilat dyshohet të jenë të kontrabanduara”, thuhet në komunikatë.