Morena Taraku ndan foto provokuese nga Ferrari

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga gjërat e përditshme, shpesh duke promovuar jetën e saj luksoze.

Së fundmi, bukuroshja me prejardhje nga Peja publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, ku shihej duke pozuar pranë një veture të tipit “Ferrari”.

Mesa duket marka italiane e veturave është investimi më i ri i bukuroshes shqiptare, pasi e njëjta ka shkruar “Ferrari Taraku” në mbishkrimin e fotografive.

Me vendosjen e mbiemrit të saj në përshkrimin e veturës, fansat kanë filluar menjëherë të aludojnë se në fakt makina është e sapo blerë nga ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *