Momenti kur gruaja merr 100 kamxhikë trupit pasi tradhtoi burrin – NEUTRAL

 Momenti kur gruaja merr 100 kamxhikë trupit pasi tradhtoi burrin – NEUTRAL

Një grua e martuar u rrah 100 herë me kamxhik pasi pranoi tradhtinë bashkëshortore në Indonezi, ndërsa burri me të cilin tradhtoi mori vetëm 15 goditje.

Ivan Najjar Alavi, kreu i Divizionit të Përgjithshëm të Hetimeve në zyrën e prokurorëve të Acehit në Indonezi, tha se gjykata dha një dënim më të ashpër për gruan pasi ajo pranoi se pati marrëdhënie seksuale jashtë martesës së saj.

Gjykatësit e patën të vështirë për ta dënuar burrin, i cili ishte atëherë kreu i agjencisë së peshkimit dhe gjithashtu i martuar, sepse ai mohoi të gjitha akuzat, tha Alavi.

“Gjatë gjykimit, ai nuk pranoi asgjë, duke mohuar të gjitha akuzat. Kështu, [gjyqtarët] nuk janë në gjendje të provojnë nëse ai është fajtor”, u tha Alavi gazetarëve pas fshikullimit publik që u jepet shkelësve të ligjit të sheriatit në Aceh.

Rrahja me kamxhik e gruas u ndalua për pak çaste pasi ajo nuk mundi ta duronte dhimbjen.

Aceh është rajoni i vetëm në Indonezinë me shumicë myslimane që imponon ligjin e Sheriatit, i cili lejon fshikullimin për akuza që përfshijnë lojërat e fatit, tradhtisë bashkëshortore, pirjen e alkoolit dhe marrëdhënieve homoseksuale.