Moderatorja e njohur pjesë e ‘BBV 2’?

Pasi u kuptua se Big Brother Vip do të vazhdojë, tani po diskutohen emrat e mundshëm për pjesëmarrje në këtë format.

Moderatorja e njohur e “Portokallisë” Fjolarba Ponari është pyetur nga fansat e saj rreth kësaj çështje, shkruan gazeta Neutral.

Së fundmi Fjolarba ka postuar një ‘Ask’ në ‘Instastory’, ku të gjithë ndjekësit mund ti drejtojnë pyetjet e tyre bukuroshes dhe ajo mund t’ju përgjigjet duke i postuar.

Një prej pyetjeve të drejtuara për Fjoralbën ishte nëse do ta konsideronte pjesëmarrjen në ‘BBV’ 2 dhe kjo është një pyetje që i është drejtuar disa herë moderatores duke aluduar pjesëmarrja e saj në edicionin e 2 të këtij spektakli. Më në fund bukuroshja ka dhënë një përgjigje përfundimtare.

“Jo! Shumë e angazhuar dhe aktive në të përditshmen time.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *