Kompania Rajonale Ujesjellesi “Mitrovica” ka njoftuar se ende nuk kanë arritur që të rikthejnë furnizimin me ujë, me qytetin që ka mbetur pa ujë të pijshëm që nga dita e djeshme.
Sipas një njoftimi nga ta, situata aktuale e ujit të papërpunuar në kanalin e Ibër Lepencit është ende e tillë që niveli i turbiditetit është ende tepër i lartë.
Gjithashtu kjo kompani ka bërë të ditur se sot gjatë ditës kanë filluar shpërndarjen me ujë të pijes me cisterna nëpër lokacionet të ndryshme të regjionit të Mitrovicës.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar konsumatorë,
Sipas informatave të fundit, situata aktuale e ujit të papërpunuar në kanalin e Ibër Lepencit (nga ku furnizohemi me ujë të papërpunuar) është ende e tillë që niveli i turbiditetit është ende tepër i lartë.
Prandaj, me keqardhje u informojmë se ende nuk kemi mundësi të fillojmë me prodhimin/trajtimin e ujit as me kapacitet minimal të prodhimit.
Nga ana tjetër, sot gjatë ditës kemi filluar shpërndarjen ujë të pijes me cisterna nëpër lokacionet të ndryshme të regjionit tone. Shpërndarja e ujit të pijes me cisterna do të vazhdoj edhe ditëve në vijim, respektivisht derisa të krijohen kushtet për fillimin e prodhimit/trajtimit të ujit në Impiantet tona.
Shfrytëzojmë rastin të falenderojmë Agjecin e Menaxhimit të Emergjencave dhe kolegët tanë nga ujësjellësat të cilët ndihmuan në zbutjen e mungesës së ujit të pijes.