Ministri Murati del me një njoftim të rëndësishëm për pagesat e kësaj kategorie

Pensionistët janë ndarë në dy grupe për të marrë pagesat e tyre.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se pensionistët janë ndarë në grupin e të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve.

Sipas këtij vendimi pesnisonistët të cilët nuk janë të vaksinuar me asnjë dozë të vaksinës obligohen të paraqiten në zyrat e pensioneve para datës 14 korrik, ndërkaq të vaksinuarit obligohen të paraqiten më së largu deri para datës 12 gusht.

Njoftimi i plotë i ministrit Murati:

Që nga java e kaluar MFPT ka njoftuar pensionistët se është rikthyer detyrimi që ata të paraqiten në zyrat e pensioneve.

Për të evituar tollovitë, kemi bërë ndarjen në dy grupe që duhet të paraqiten sipas radhës – të pavaksinuar dhe vaksinuar.

Të gjithë pensionistët që NUK kanë marrë asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19, janë të obliguar të paraqiten në zyrat e pensioneve para datës 14 korrik 2022.

Të gjithë pensionistët tjerë, janë të obliguar të paraqiten më së largu deri me datën 12 gusht 2022.

ME RËNDËSI:

Për të dëshmuar vendbanimin, pensionistët duhet të sjellin me vete edhe faturën e energjisë elektrike .

Fatura duhet të jetë në emrin e pensionistit, apo në emër të familjarit me të cilin pensionisti jeton në bashkësi familjare.

Në rast se jeton me qira, atëherë duhet edhe kontrata e qirasë, bashkë me faturën e energjisë elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *