Metoda e ftohjes së NASA-s mund të lejojë karikimin super të shpejtë të veturave elektrike

Shumë teknologji të përparuara të zhvilluara nga NASA për misionet e saj në hapësirë kanë gjetur aplikim edhe në planetin Tokë.

E fundit nga këto mund të jetë një teknikë e re për kontrollimin e temperaturës, e cila mund të mundësojë që veturat elektrike të karikohen më shpejtë duke mundësuar aftësi më të mëdha të transferimit të nxehtësisë, dhe kështu nivele më të larta të fuqisë së karikimit.

Shumë misione hapësinore të ardhshme të NASA-s do të përfshijnë sisteme komplekse të cilat duhet që të mbajnë temperatura specifike për të operuar. Sistemet e energjisë me ndarje bërthamore dhe pompat e nxehtësisë me kompresim të avullit që pritet të përdoren për të mbështetur misionet në Hënë dhe Mars do të kërkojnë aftësi të avancuara të transferimit të nxehtësisë, raporton insideevs, përcjell Telegrafi.

Një ekip studiues i sponsorizuar nga NASA po zhvillon një teknologji të re e cila “jo që do arrijë përmirësime të shkallës së transferimit të nxehtësisë për t’i mundësuar këto sisteme të mbajnë temperaturat e duhura në hapësirë, por gjithashtu do të mundësojë reduktime të konsiderueshme në madhësinë dhe peshën e pajisjeve”.

Sistemi ftohës i NASA

Kjo tingëllon si diçka e cila mund të jetë e dobishme për stacionet karikuese DC me fuqi të lartë.

Një ekip i udhëhequr nga profesori i Universitetit Purdue, Issam Mudawar, ka zhvilluar Eksperimentin e Zierjes dhe Kondensimit të Rrjedhës (FBCE) për të mundësuar kryerjen e eksperimenteve dyfazore të rrjedhës së lëngut dhe transferimit të nxehtësisë në mjedisin e mikrogravitetit në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Siç shpjegon NASA: “Moduli i vlimit të rrjedhës së FBCE përfshin pajisje gjeneruese të nxehtësisë të montuara përgjatë mureve të një kanali rrjedhës në të cilin ftohësi furnizohet në gjendje të lëngshme. Ndërsa këto pajisje nxehen, temperatura e lëngut në kanal rritet dhe përfundimisht lëngu ngjitur me muret fillon të vlojë. Lëngu që zien formon flluska të vogla në muret që largohen nga muret me frekuencë të lartë, duke tërhequr vazhdimisht lëngun nga zona e brendshme e kanalit drejt mureve të kanalit”.

“Ky proces transferon në mënyrë efikase nxehtësinë duke përfituar si nga temperatura më e ulët e lëngut ashtu edhe nga ndryshimi i fazës nga lëngu në avull. Ky proces përmirësohet shumë kur lëngu i furnizuar në kanal është në një gjendje të nënftohur (d.m.th. shumë nën pikën e vlimit). Kjo teknikë e re e vlimit me rrjedhje nënftohjeje rezulton në një efektivitet të përmirësuar të transferimit të nxehtësisë në krahasim me qasjet e tjera”, vazhdon tutje shpjegimi i NASA mbi këtë teknologji. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *