Merr fund pritja: Publikohet kënga e re Donjetës, debutojnë dy reperë të talentuar në skenën muzikore!

Më në fund është publikuar projekti më i ri i këngëtares Donjeta Morina.

Ashtu siç kishim paralajmëruar “Ti fala” erdhi në bashkëpunim me dy reperë, Rrezi dhe Gjony.

Por kush janë dy emrat që i dëgjuam për herë të parë?!

Rrezi dhe Gjony, janë reperë nga Kosova por që jetojnë në Gjermani, e që me talentin e tyre kanë vendosur të prekin të dy marketet e muzikës.

Të dy janë angazhuar goxha shumë në studion e Bini Diez, i cili është dhe menaxheri i tyre tani e tutje.

Për Rrezin edhe Gjonyn ky është projekti debutues, por që nuk do të vonoj shumë i rradhës sepse nga ajo që dëgjuam në këngën e tyre të parë lë të kuptojmë se do e “dridhin” industrinë e muzikës shqipe./Neutral

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *