Më në fund është publikuar projekti më i ri i këngëtares Donjeta Morina.
Ashtu siç kishim paralajmëruar “Ti fala” erdhi në bashkëpunim me dy reperë, Rrezi dhe Gjony.
Por kush janë dy emrat që i dëgjuam për herë të parë?!
Rrezi dhe Gjony, janë reperë nga Kosova por që jetojnë në Gjermani, e që me talentin e tyre kanë vendosur të prekin të dy marketet e muzikës.
Të dy janë angazhuar goxha shumë në studion e Bini Diez, i cili është dhe menaxheri i tyre tani e tutje.
Për Rrezin edhe Gjonyn ky është projekti debutues, por që nuk do të vonoj shumë i rradhës sepse nga ajo që dëgjuam në këngën e tyre të parë lë të kuptojmë se do e “dridhin” industrinë e muzikës shqipe./Neutral