Shpërthen debati mes Granitit dhe Fifit-NEUTRAL

 Shpërthen debati mes Granitit dhe Fifit-NEUTRAL

Një debat i papritur ka ndodhur gjatë ditës mes Fifit dhe Granitit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Mëngjesin e sotëm brenda shtëpisë së Big Brother janë futur disa vajza, ku do të rregullonin thonjtë e banoreve VIP.

Arditi, i cili ka qenë prezent në dhomën ku po rregulloheshin, i shoqëruar edhe nga Graniti, i ka teguar Fifit se ky i fundit ka ngacmuar vajzat që ishin futur në shtëpi.

Kjo gjë ka nervozuar tej mase Fifin, e cila ka debatuar ashpër më pas me Granitin.

Ajo i ka thënë atij që të paktën t’ia thotë nëse e sheh vetëm si shoqe, e jo të shkojë të ngacmojë vajzat tjera.

“Djali i mirë, ti këqyri punët e tua, e unë të miat pra. Unë nuk jam duke luajtur me ty. Nuk ke nevojë të bësh të tilla biseda me ato, t’ju tregosh që ke kohë pa bërë seks”, i tha Fifi Granitit.

Derisa Graniti mundohet të arsyetohet, duke e cilësuar thjesht si një shaka, Fifi shpërthen në të bërtitura.

“Më plase, më kupe krejt”, përfundon Fifi.