Më në fund zbulohet supriza: Donjeta në bashkëpunim me dy reperë!

Ka disa ditë që kemi parë imazhe nga videoklipi më i ri i Donjeta Morinës. E po ashtu i’u kemi informuar se kënga do të vij në bashkëpunim por që emrat kanë mbetur enigmë deri më tani.

Tashmë surpriza është zbuluar, Donjeta vjen në bashkëpunim jo me një por me dy reperë.

Fjala është për Rrezin dhe Gjony-n, të cilët janë prurjet më të reja në Bini Diez. Të dy rep-artistët janë emra të rinjë, por shumë të talentuar.

“Ti fala” është projekti debutues për ta, të cilët janë mbushur me ‘bateri’ për ti dhënë akoma më shumë energji skenës muzikore për këtë vit, dhe jo vetëm.

Por, kuriozitetin e kimisë mes kësaj trio do e zbulojmë nesër në ora 16:00 kur do të publikohet edhe klipi i punuar nga Sekuencë./Neutral

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *