Mbi 200 gëzhoja tek vendi i krimit, pamjet e masakrës ku dyshohet se u vranë 6 shqiptarë në Athinë

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në zonën e Artemida në periferi të Athinës, ku 6 persona të cilët sipas mediave greke dyshohet të jenë shqiptarë, janë gjetur të vrarë ku 5 prej tyre u gjetën brenda makinës, ndërsa i gjashtë jashtë mjetit.

Të gjithë viktimat janë qëlluar me armë zjarri. Mjeti i viktimave është me targa gjermane, sipas CNN-i grek.

Teksa së fundmi janë publikuar edhe pamjet e rënda, ku shihen viktimat të mbetur në vendin e krimit.

Mbi 200 gëzhoja, të dala nga 4-6 armë të ndryshme janë gjetur në vendngjarje, në një rrugicë të Artemidës në Luca.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje për larje hesapesh, teksa autorët mendohet se janë arratisur me një makinë ngjyrë të zezë.

Në skenën e krimit janë gjetur gëzhoja që i përkasin një pistolete 9 milimetërshme. Nga rindërtimi paraprak i dinamikës së krimit, dyshohet se shoferi i makinës ka tentuar të largohet, e për këtë arsye u gjet i vrarë jashtë mjetit.

Βίντεο από το σημείο της δολοφονικής επίθεσης στη #Λούτσα – Οι πρώτες πληροφορίες κάνουν λόγο για έξι νεκρούς. pic.twitter.com/HFPgtskgHx— Kathimerini_Web (@KathimeriniWeb) September 11, 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *