Një “GoFundMe” është hapur në emër të banorit të “Big Brother VIP2”, Luiz Ejlli, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjet. Për këtë ka folur mëngjesin e sotëm kunati i këngëtarit, Sokol Tahiri.
Në një lidhje telefonike me emisionin “Wake Up”, ai zbuloi se përse është hapur “GoFundMe” në emër të Luizit. Ai zbuloi se fansat në Amerikë dhe jashtë Shqipërisë kishin kërkuar një gjë të tillë.
Sipas Sokolit, për momentin kjo llogari po menaxhohet nga motra dhe nëna e tij, por kur Luizi do dalë nga BB VIP, do vendosë ai çfarë do të bëjë me paratë.
“E shikoj më se të nevojshme dhe të domosdoshme për të sqaruar këtë gjë. E para është kërkaur nga fansat në Amerikë dhe jashtë Shqipërisë për të hapur një gjë të tillë shumë kohë më përpara. Nuk është kërkaur nga familja në mënyrën më kategorike as për arsye ekonomike as për ndonjë arsye tjetër.