Luizi dhe Olta ‘armëpushim’ pas spektaklit, këngëtari i kërkon falje, ajo e përqafon

Pas spektaklit të mbrëmshëm të Big Brother Vip Albania, Luizi ka folur me Oltën, teksa kjo e fundit është përlotur.

Luizi i ka kërkuar falje dhe është shprehur se ai nuk donte ta bënte të ndihej keq ose ta ulte. Ai i kërkoi të mos ndihej keq nga fjalët që ata i përdorin në lojë.

Këngëtari shtoi se nuk ndihet mirë dhe nuk ka kënaqësi nëse ajo ose dikush tjetër qan.

Olta shprehu dëshirën që të jenë bashkë në finale dhe në fund të bisedës Olta i kërkoi Luizit një përqafim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *