Luizi ‘bën sërish për të qarë’ Antonetën: Kam dashur të iki 3 herë prej teje

Antoneta dhe Luizi janë përfshirë në një debat të fortë ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Teksa ishin duke diskutuar, banorja i është afruar tek fytyra këngëtarit, teksa i ka thënë se për shkak të presioneve që ai i bën, ka dashur 3 herë të largohet nga shtëpia. Ndërkohë, Luizi i ka thënë vetëm që të marrë valixhet dhe të largohet.

Diskutimi: 

Antoneta: Jam lodhur, kam gjithë këto ditë që përpiqem mos të të flas fare dhe ti ma nxin jetën.

Luizi: Merr valixhet dhe ik pra.

Antoneta: Do të më nxjerrësh duke më nxirrë jetën? Bravo! Ça po pret, 3 herë kam dashur të iki prej kësaj shtëpie prej presionit që ti bën. Bravo , do të thuash e bëra për të qarë, bravo! Kë bërë shumë lojë të mirë, unë kam pasur shumë respekt për lojën që bën po kur e3rdha këtu e kuptova se kush je. Bravo, kështu vazhdo je fituesi.

Luizi: Do ikësh tani?

Antoneta: Nuk po qaj jo.

Olta: Mos e lër debatin, je super, vetëm qetësohu, je super ja ke mbyllur gojën komplet.

Antoneta: Dhe faleminderit se me gjithë këto presione që ke bërë nuk më doli më asnjë lot, aq shumë më ke stërvitur.

Luizi: Po në turinj pse më vjen? Do ikësh tani?”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *