Loredana fiton çmimin për artisten më të mirë zvicerane në MTV EMA


Edicioni i sivjetmë i MTV Europe Music Awards ka qenë ‘i pushtuar’ nga artistet shqiptare.

Rita Ora ishte në rolin e nikoqires, Dua Lipa, Bebe Rexha, Ava Max e Loredana Zefi, në mesin e konkurrentëve, derisa Bebe e Ava ishin edhe ndër performuesit e mbrëmjes.

Këtu nuk mbaron e gjitha. Bebe Rexha e fitoi çmimin për bashkëpunimin më të mirë me  David Guetta për hitin “I’m Good (Blue)”.

Tutje, theksojmë se MTV EMA shpërblen gjithashtu me nga një çmim edhe artistët më të dëgjuar të secilit shtet evropian përkatës ku kanali MTV ka transmetim.

Në garë në kategorinë regjionale ishte Loredana, e cila i mposhti konkurrentët për ta fituar çmimin “Artistja më e mirë zvicerane” për herë të tretë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *