Lëshohet në funksion Blloku B2, pritet përmirësim i furnizimit me rrymë 

Është lëshuar në funksion Blloku B2 i KEK-ut, i cili prej ditësh ishte jashtë funksioni për remont.

Kapaciteti i këtij blloku është rreth 210 MW për orë. Rikthimi i bllokut B2 në funksion, pritet ta përmirësojë ndjeshëm furnizimin me rrymë në vend i cili në dy javët e fundit veç sa është përkeqësuar.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se pas një angazhimi maksimal të ekspertëve, menaxhmentit dhe gjithë punonjësve të korporatës sot ka përfunduar remonti i rregullt në njësinë prodhuese B-2, kjo njësi tashmë është duke prodhuar rreth 260 MW/h.Njëherësh mëngjesin e sotëm ka përfunduar edhe sanimi i rrjedhjeve të ujit në njësinë A-3, kjo njësi gjithashtu është kthyer në prodhim me kapacitet prej rreth 130 MW/h.Korporata Energjetike e Kosovës ju siguron që do të vazhdoj me përkushtim t’i përfundoj edhe remontet e rregullta në njësitë tjera konform planit në mënyrë qe deri ne fillim të sezonit dimëror të operoj me dy njësi të TC-A dhe dy njësi të TC-B me kapacitet prej rreth 800 MW/h”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

/GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *