“Le të fitojë më i miri”/ Atdheu ‘sfidon’ Donaldin dhe i vë syrin Triksës? – NEUTRAL

 “Le të fitojë më i miri”/ Atdheu ‘sfidon’ Donaldin dhe i vë syrin Triksës? – NEUTRAL

Jo pak herë ish-konkurrenti i “Përputhen” Atdhe Xheravina ka qenë në qendër të vëmendjes lidhur me deklaratat e tij kundrejt moderatores Bora Zemani. Ata janë përfoulur disa herë në mediat rozë se raporti i tyre është diçka më shumë se miqësor. Madje ka patur edhe spekulime se kjo gjë mund të ketë ndikuar në raportin mes Donaldit dhe Borës.

Së fundmi në një emision televiziv, Atdheu ka bërë një tjetër deklaratë, teksa u pyet se me cilën vajzë të njohur do të flirtonte. Ai është përgjigjur se do ta bënte diçka të tillë me këngëtaren Beatrix Ramosaj, e cila është e lidhur me Donaldin brenda shtëpisë së BBV.

“Po a nuk do e kishe problem konkurrencën?”, e ka pyetur moderatorja duke iu referuar aktorit të humorit Donald Veshaj. Ndërkohë Atdheu ia ka kthyer “Le të fitojë më i miri”.