Larja e dhëmbëve menjëherë pas konsumimit të mëngjesit është e dëmshme

Sipas dentistëve larja e dhëmbëve menjëherë pas konsumimit të mëngjesit është e dëmshme pasi ky veprim do t’i dëmtojë dhëmbët dhe do t’i heq atyre shkëlqimin.

Në fakt, larja e dhëmbëve pas çdo vakti është një ide e keqe, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

“Smalti që vesh dhëmbët dobësohet përkohësisht pas ngrënies për shkak të acideve të pranishme në ushqim, kështu që duke i larë menjëherë pasi hani, rrezikoni ta dëmtoni atë.” tha dentisti, Richard Marques.

Ushqimet dhe pijet që janë të pasura me acide konsumojnë smaltin që mbron dhëmbët, një proces i njohur si erozioni i dhëmbëve.

Kjo ndryshon pamjen e dhëmbëve tuaj dhe i bën ata më të dobët, duke rritur rrezikun që të shfaqen njolla.

“Smalti është i rëndësishëm sepse është një nga ‘pengesat’ e trupit që mbron dhëmbët. Nuk mund të restaurohet, kështu që është jetike të kujdesemi për të.” tha Dr Marques

Ndër të tjera tha Dr Marques tha se duhet të prisni të paktën 30 minuta pasi keni ngrënë.

“Duhet të prisni të paktën 30 minuta pasi keni ngrënë para se të lani dhëmbët, ose të paktën 10 minuta para se të hani, për të siguruar që përbërësit aktivë në pastën e dhëmbëve të kenë një shans për të bërë punën e tyre dhe për të mbrojtur dhëmbët.”

Në vend që të lani dhëmbët pasi të keni ngrënë, mund t’i shpëlani ato vetëm me ujë për të larguar mbetjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *