Lajmi i fundit: Halimi e mohon largimin nga LDK-ja

Zëdhënsja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka mohuar lajmet për dorëheqjen e saj nga kjo parti.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Halimi përmes një postimi në Facebook.

Ajo tha se do të mbetet e përkushtuar në angazhimin e saj në LDK.

“Të dashur veprimtarë të LDK-së, lajmet për dorëheqjen time nga LDK janë të pavërteta. Angazhimin në LDK do ta vazhdoj me përkushtim të plotë, si gjithmonë! Faleminderit për përkrahjen tuaj në rrugëtimin tonë të përbashkët politik”, ka shkruar Halimi në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *