Labinot Tahiri Shërbëtor i Popullit dhe Humanist i lindur/ Dhuron 2000€ për qytetet e prekura nga vërshimet

Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, ka njoftuar se do t’i dhurojë 2000€ për qytetet e prekura nga vërshimet.

Një gjë të tillë e ka bërë Tahiri përmes një statusi në llogarinë e tij në facbook dhe Instagram, shkruan gazeta Neutral.

“Po i ndaj 2000€ për këto anë ku janë vërshimet, me mundesitë e mia, ndihmoni të gjithë me mundesitë e juaja🙏🏻😞
Ato anë, duhet t’a kenë mbështetjen tonë të pa diskutuar.

Skenderaji ynë!
Mitrovica jonë!
Klinë e dashur, Istog i dashur, e po ashtu ju komuna të prekuara nga këto vershime!
Ne jemi me ju dhe me shqetsimet e juaja.

Kur ju jeni keq, jam unë keq dhe jemi të gjithë shqiptarët keq.
Prandaj, dua që sa do pak të tregohem afër jush edhe pse pa dyshim se, shteti dhe qeveria do të ju ndihmojnë e po ashtu uroj që qeveria i mbulon të gjitha dëmet sepse ne nuk mundemi me i mbuluar të gjitha!

Këtij Bacës me lot në sy nga Klina, do të i’a dergojë 500€ për pak dëme që i’u janë bërë!
Komunës së Mitrovicês 500€
Skenderajit 500€
Istogut 500€

Këto janë mundesitë e mia vllezer e motra nga xhepi dhe puna ime si qytetar i këtyre trojeve, ndërsa nëse organizohet ndonjë aksion ose fond nga qeveria , do të përgjigjem duke lobuar edhe më shumë si gjithmonë.

Zoti ju ruajt dhe ju bekoftë,

Asgje nuk dua më shumë se sa popullin tim dhe ata që na respektojnë ti ruaj Zoti.

I prekur nga këto pamje, Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë”, shkroi këngëtari krahas fotove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *