Labinot Tahiri dhe Sinan Vllasaliu do ta hapin sezonën verore në Ulqin.
Dy artistët e mëdhenj shqiptarë do jenë së bashku me datën 12 korrik(sot) në lokalin “Madam” tek “Plazhi i Vogël, shkruan Neutral.al
Ndeja do të filloj nga ora 21:00, kur pritet të filloj edhe performanca e dy artistëve.
Sinani dhe Labi ndër vite kanë argëtuar shqiptarët kudo në botë.
Ata mbesin nga artistat që përkundër ndryshimit të gjeneratave, mbesin të preferuarit e publikut, si tek të rinjtë po ashtu edhe tek të moshuarit.
Nëse jeni në Ulqin, keni mundësi t’i shijoni dy ikona të muzikës./Neutral.al/