Kylie Jenner zbulon gjininë e foshnjës-NEUTRAL

 Kylie Jenner zbulon gjininë e foshnjës-NEUTRAL

Miliarderja Kylie Jenner është në pritje të fëmijës së dytë.

Biznesmenja e famshme zbuloi pak kohë më parë se ishte shtatzënë me të dashurin e saj, Travis Scott dhe tani duket se na ka treguar gjininë e foshnjës.

24-vjeçarja postoi një foto të një sendilje ngjyrë blu të hapur brenda makinës dhe të gjithë mendojnë se Kylie Jenner është në pritje të një djali.

Zeshkania konfirmoi në shtator se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, pas disa javësh spekulimesh.

Që nga momenti i zbulimit të lajmit, fansat kanë pyetur dhe hamendësuar për gjininë e bebit.

Themeluesja e Kylie Cosmetics e ka mbajtur sekret, por fansat e KUËTK janë të bindur se ajo do sjellë në jetë një djalë.

Ajo gjithashtu ka edhe një vajzë, Stormy, me reperin 30-vjeçar.