Ky është shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me vdekje në Zhur të Prizrenit

Ng aksidenti i sotëm mes kamionit dhe veturës që ndodhi në Zhur të Prizrenit humbi jetën një 63-vjeçar dhe dy të tjerë janë dërguar në gjendje të rëndë në QKUK.

Aksidenti dyshohet se u shkaktua nga shoferi i kamionit, i cili goditi veturën, me ç’rast njëri nga pasagjerët vdiq. I njëjti është arrestuar dhe ndaluar, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, raporton Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për 37-vjeçarin Bashkim Krasniqin, i cili është dërguar në mbajtje për veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Ai dyshohet se shkaktoi aksidentin derisa ishte duke lëvizur në rrugën Prizren Zhur, ashtu që për një moment, derisa ka tentuar të kthehej majtas, ka dalë në shiritin e kundërt dhe ka goditur veturën.

Vdekja e pasagjerit është konfirmuar në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa dy të lënduarit janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *