Ky është 34-vjeçari i cili dyshohet se rrahu brutalisht një vajzë të re në Prishtinë

Dje është raportuar për një sulm fizik që ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës  në parkingun e marketit ‘Viva Fresh’ te rruga ‘B’ në Prishtinë, ku viktimë ishte një vajzë 22-vjeçare. Ajo dyshohet se u rrah brutalisht nga një person, i cili më pas u arrestua.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari për sulmin ndaj vajzës së re është Refki Hajzeri, 34-vjeçar.

Hajzeri nuk dihet se çfarë raporti ka me viktimën, e po ashtu mbetet ende i panjohur motivi që e shtyu ta sulmojë 22-vjeçaren.

Hajzeri fillimisht u arratis, por pas një periudhe të shkurtër, ai është dorëzuar në Polici, ku ka dhënë deklaratë në lidhje me rastin dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *