Ky është 33-vjeçari nga Gjakova që i hyri në banesë ish të dashurës dhe e grabiti

Sot ka ndodhur një rast të grabitjes në orët e mëngjesit në një banesë, në rrugën “Besim Shala”, në Prizren, ku një 29-vjeçare u përballë me ish-të dashurin e saj.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari hyri me forcë në banesë, rreth orës 06:00 të mëngjesit, ku grabiti stoli ari, nën kërcënimin e armës.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se personi që tashmë është arrestuar, si i dyshuar për këtë rast është 33-vjeçari Liridon Hoti nga fshati Rogovë i Gjakovës. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur rreth orës 06:00, derisa 29-vjeçarja ishte në gjumë në banesën e saj, kur ish i dashuri hyri me forcë brenda banesës së saj e më pas direkt në dhomën ku ajo po flinte.  Asaj i doli gjumi nga kërcënimi me armë që iu bë nga ish i dashuri, i cili kishte vënë revolen në kokë dhe më pas ia kishte marrë me forcë stolitë e arit të cilat i kishte në qafë e duar.

I dyshuari arriti po ashtu t’ia marrë edhe çantat e dorës në të cilat ishin dokumentet personale, për t’u larguar më pas me një veturë nga vendi i ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *