“Kurr s’kom met zhgënjy”, Gjiko bën dedikim prekës në 6 mujorin e ndarjes nga jeta të njeriut të shtrenjtë

Kanë kaluar 6 muaj nga ndarja e hershme nga jeta e Arlind Gjikollit, artistit nga Peja, një prej të parët e repit dhe hip hopit shqiptar.

Anëtari i grupit të famshëm WNC ndërroi jetë pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Arlindi ishte djali i axhës së Gjikos, me të cilin kishin një raport shumë të ngushtë.

Ky i fundit e ka kujtuar përmes rrjeteve sociale duke i bërë një dedikim prekës dhe një premtim.

Vllau jem, shoku jem, mentori jem.
O kurr skom mu ndal o moti jem.
E di qe je tum prej lartit e kurr skom me të zhgënjy.
6 muaj pa ty amore”, ka shkruar Gjiko sipër një video ku duken në qaste të lumtura së bashku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *