Padyshim që shqiptarët i duan eventet dhe tubimet , e gjithashtu edhe dasmat janë të parapëlqyerat për ta.
Edhe Albërie Hadërgjonaj njihet si një nga këgëtaret që performon në evente të tilla.
E ftuar së fundi në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo ka zbuluar shumën që merr ajo në një dasëm.
“E dua këtë punë jashtë mase, jam shumë selektive sepse i kam bërë çmimet më të larta. Më vjen keq ta them se ka shumë njerëz që të adhurojnë dhe duan të të kenë. Unë me orkestrën shkoj nga 8 deri në 10 mijë euro. Kam 30 vite që jam lodhur për këtë ditë, tani ka ardhur momenti më pak dasma, çmime më të mira”, u shpreh këngëtarja.
Hadërgjonaj shprehet se tashmë ka vendosur të punojë më pak dhe t’i kushtojë më shumë kohë vetes.
“Unë pushime të verës nuk kam bërë për shumë vite. Sivjet i kam lënë më pak data se çdo vit të jetës sime, sepse ka ardhur momenti të mos punoj aq shumë”, tha gjithashtu ajo.