Kritikohet Mozzik – “Lexo për prindërimin, kënga jote shkakton trauma”

Mozzik ka publikuar këngën e fundit “Të dua” dedikuar bijës së tij, Hanës, dhe reperi në këto vargje kishte shkruar shumë gjëra përsonale nga ish-lidhja e tij me reperen Loredana.

Ndër të tjera reperi mes rreshtave i tregon dashurisë bijes së tij dhe tenton të ja tregoj “të vërtetën e ndarjes”.

Mirëpo, kjo gjë është kritikuar nga shumë përsona, e ndër ta kishte shkruar edhe Besa Domi në rrjetin social Facebook ku i thot se kjo këngë shkakton trauma emocionale tek fëmijet.

Ky është postimi i plotë.

“Ego te pangopuna, papjekuni emocionale, lufte e poshter mes te mdhejsh, ku fmite absolutisht s’kane as rol, se lema faj, PERKTHEHEN ne qisi kange! Me dite ky kant-autori se cka i shkakton fmiut kjo kange, jo qe e kish fshi prej Youtube, po i kish ra pishman qe najher i ka hi ksaj pune. Prindt qe instrumentalizojne fmite e tyne jane… me fal nuk jane prind! Traumat qe i shkaktohen fmijve veq prej pytjeve: A per ty babi e kish shkru qat kang a? A je rrite pa babe a? Pse tka lon babi? A ste ka dashte babi a? A nana jote e ka tradhetu a? E ka qite qit kange me te kallxu qe po te don a? E nana jote a e ka najkon tjeter a? Ti ato se ki babe a? Qysh ti ski babe a? Po ty more ste ka dashte babi/nana jote… Etj Etj O boll bre qe cdo femije sa here e ngon kete kange merzitet. BOLL osht. Me vetdije me i mbjell fmive merzi! Dhe kjo osht minimumi ma i lehte. Traumat jane afat-gjate. Lexoni bre kapak per prinderim, per psikologji te femijeve e per mirëqenien e tyne, dreqi te haj! Mos mendoni bre VeQ qysh me i “shperla” egot e jueja ne publik. MOS rritni femije bre qe duhet me u SHERU nga prinderimi i juej. #Neveritese”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *