Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Serbi, ku një 38 vjeçar po raportohet se ka mbajtur për 5 vite si sllave vajzën e tij 8-vjeçare. Sipas mediave serbe autoritetet policore janë vënë në ndjekje të Urosh Pashajliqnga, nën dyshimin se ka kryer vepra penale të dhunës në familje, neglizhencës dhe keqtrajtimit të të miturit dhe shkeljes së obligimeve familjare.
Siç raportojnë mediat në Serbi, të premten, policia e gjeti fëmijën e torturuar të keq ushqyer dhe të lënë pas dore në një apartament me erë të keqe, plot me mbeturina dhe e dërgoi menjëherë në spital.
Rasti i tmerrshëm i keqtrajtimit të fëmijës është zbuluar kur një grua nga Beogradi që thuhet të jetë partnerja e tij, raportoi në stacionin policor se ai e kishte rrahur atë brutalisht dhe se e kishte mbajtur vajzën e saj si skllave për një kohë të gjatë.