Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar “ditët më të trishta” për banorët e Krushës së Madhe.
“25, 26 e 27 marsi 1999 ishin ditët më të trishta për banorët e Krushës së Madhe. 24 vite më parë forcat serbe vranë e masakruan 243 civilë të pafajshëm të këtij fshati”, shkroi Krasniqi në një postim në Facebook.
Mungesa e vënies së drejtësisë për viktimat e kësaj masakre, Krasniqi tha se “është plaga që dhemb aq shumë, jo vetëm për familjarët e tyre, por për tërë Kosovën”.
“Megjithatë, gratë e Krushës së Madhe, përkundër që humbën më të dashurit e tyre, gjetën forcën të ringrihen me punë e dashuri për vendin, duke u bërë shembull i mosdorëzimit. Lavdi për të rënët e Krushës së Madhe!”, shkroi ai.