Konsiderohej ikonë mode, tani ka ndryshuar! Ç’ka ndodhur me Lana Del Rey-n?

Këngëtarja amerikane Lana Del Rey, është shfaqur rrallë në publik vitet e fundit. Fotpgrafët e kanë kapur në plazh në Rio de Zhaneiro, ku shihet se po relaksohet me miqtë një ditë pas performancës në Festivalin MITA të Brazilit.

Këngëtarja, e cila ka fituar statusin e një ikone mode për shkak të stilit të saj të veçantë, është bërë kryefjalë vitet e fundit pikërisht me transformimin drastik të pamjes së saj.

Përveçse ka vënë disa kilogramë më tepër, raportohet se pamja e saj e re është rezultat i korrigjimeve estetike, si injeksione me botox.

Sa i përket karrierës së saj muzikore, pas një pauze dyvjeçare, Lana publikoi dy albume në vitin 2021: “Chemtrails over the Country Club” dhe “Blue Banisters”, dhe vitin e kaluar ajo regjistroi edhe albumin “Buddy’s Rendezvous”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *