Konkurrente në ‘Dance With Me’? Si përgjigjet Beatrix Ramosaj pas ftesës publike

Vetëm një natë më parë, aludimet se Trixa mund të jetë pjesë e ‘Dance With Me’ ishin më të besueshme, pas ftesës publike që Alketa Vejsiu bëri për këngëtaren e njohur. Meqenëse javë pas jave, formula e këtij sezoni të DWM do të ketë nga një të eliminuar, Alketa iu përgjigj pyetjes së Ermalit dhe tha se ende nuk dihet, por mundet që artistja të jetë pjesë e javëve të ardhshme të spektaklit të vallëzimit.

Megjithatë, gjatë ditës së sotme, me siguri Trixa ka marrë shumë pyetje për të konfirmuar nëse do t’i bashkohet apo jo kastit të vallëzimit në DWM. Për këtë, ajo ka vendosur të bëjë një postim publik për të sqaruar të gjithë se “do të shihemi në forma të tjera së bashku”.

Për dashamirësit e mi. Faleminderit që vazhdoni dhe shprehmi çdo ditë për të më shikuar në emisione televizve, por ne do të shihemi në forma të tjera së bashku. Jam në xhirime të videoklipeve të reja dhe disa surprizave të tjera vizuale, nën drejtimin e kushteve dhe dëshirave të mia. Jua dua! Beatrix

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *