Komuan e Ferizajti ka një njoftim me rëndësi

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës njofton të gjithë qytetarët ferizajas se me datën 22.03.2023 (E mërkure) duke filluar nga ora 07:00 deri në përfundim të punëve do të bëhet mbyllja e përkohshme e njërit shirit të komunikacionit në rrugën urbane “Ahmet Kaçiku”, konkretisht segmenti prej kryqëzimit me rrugën “Emin Duraku” e deri te kryqëzimi me rreth rrotullim te Stacioni Policor në Ferizaj, do të jetë rrugë ku komunikacioni do të zhvillohet në një kahe, për arsye të rifillimit të punëve në rikonstruktimin e rrugës ‘Ahmet Kaçiku”.

“Rrugë alternative për qarkullimin e automjeteve në komnkacion nga kjo datë mund të përdoren rrugët “Sali Çeku”, “Driton Islami” dhe rruga për rreth objektit të Stacionit Policor Ferizaj, kurse vendosjen e pengesave dhe shenjave të trafikut për orientimin në komunikacion do ta kryen operatori ekonomik” thuhet nje njoftimin e komunës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *