Klea sjell imazhe të reja nga dasma: Zgjimi nga ëndrra më e bukur

Moderatorja Klea Huta ka postuar imazhe të reja nga dasma madhështore me këngëtarin Elgit Doda.

Ajo po ndanë momentet e lumtura me ndjekësit e saj në Instagram teksa ka bërë një mbishkrim emocionues.

”Mëngjesi i datës 5 qershor ishte zgjimi nga ëndrra më e bukur që kam parë ndonjëherë…”, e ka nisur shkrimin ajo.

Tutje ajo ka shkruar: Ishte nga ato ëndrra që zgjohesh disa herë dhe i mbyll sytë sërish që ta vazhdosh sepse nuk dëshiron që të mbarojë…
Mendoj që ende nuk jam zgjuar nga kjo ëndërr dhe më duket sikur më duhet të vazhdoj akoma me planet e dasmës sepse dasma nuk ka ardhur ende…/Kosovarja/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *