Klasikja e bardhë, Real Madridi “mbretëron” kundër Barcelonës – NEUTRAL

 Klasikja e bardhë, Real Madridi “mbretëron” kundër Barcelonës – NEUTRAL

Barcelona dhe Real Madrid zhvilluan takimin e vlefshëm në Superkupën e Spanjës, e ishin këta të fundit që arritën kualifikimin në finale, me rezultatin 2:3.

Ishte lojtari nga Uruguaji, Fredrico Valverde i cili i solli këtë fitore “mbretërve”, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe me këtë gol edhe u mbyll ky takim, transmeton Neutral.al.

Golat në këtë takim u shënuan për Barçan, Luuk de Jong dhe Ansu Fati, kurse për Realin, Vinicius Jr., Benzema dhe Valverde.

Tani Reali do të pres fituesin e takimit në mes të Atletiko Madrid dhe Bilbao për finalen e kësaj kupe.

/Neutral.al/