Kjo është prej veturave më të mira dhe më të shtrenjta në botë

Është prodhuar edhe një Bugatti Centodieci, që do të thotë se ka filluar përgatitja për shitje. Nuk ka dyshim që pronari i ardhshëm, përveç se është i gatshëm të paguaj 8 milionë dollarë, çdo herë me buzëqeshje do të ulet dhe këtë veturë unike.

Bëhet fjalë për veturën ngjyrë hiri, ku para se të përfundojë në garazhin e pronarit të ri, vetura është fotografuar pranë modelit legjendar EB110 Supersport i prodhuar në vitin 1992, transmeton Telegrafi.

Tani, njëri pranë tjetrit, këto dy vetura tregojnë ngjashmëri estetike. Natyrisht, dallimi prej shumë vitesh e ka bërë të vetën, por këtu do të ishte vështirë të ndahet.

Kujtojmë që Supersport në përkthim do të thotë se është më i fuqishëm dhe më i lehtë sesa versionit GT, e modifikimet e karrocerisë ka bërë që kjo veturë të ketë aerodinamikë më të mirë.

Atë e vë në lëvizje motori 3.5 V12 quad-turbo që prodhon 612 kuaj-fuqi, dhe ka ndërruesin manual me gjashtë shpejtësi. Shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë asokohe e arrinte për 3.2 sekonda, kurse shpejtësia maksimale është e kufizuar në 355 km/h.

Centodieci ofron diçka të ngjashme. Motori 8 litërsh V16 prodhon 1600 kuaj-fuqi. Shpejtësia maksimale është 380 kilometra në orë, kurse atë nga 0-100 e arrin për 2.4 sekonda. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *