Kim Kardashian në tanga me flamur amerikan, duket kaq ‘ndryshe’…

‘Biondinat ndihen ndryshe’, kështu e nisë intervisten Kim Kardashian.

Në vitin 2014, Kim Kardashian tashmë pozoi me të pasme nudo për kopertinën e revistës “Paper”. “Dhe do të thonë që nuk kam talent… Mundohem të balancoj një gotë shampanjë me të pasmet”, – tha influencuesja mediatike dhe sipërmarrësja milionere asokohe, që themeloi markën “Skims”.

Në një intervistë të gjerë dhënë Mel Ottenberg, në të cilën ajo nuk heziton të pozojë me tanga të flamurit të SHBA, Kim Kardashian flet për luftën e saj kundër ndryshimeve klimatike.

“Unë besoj në ndryshimin e klimës dhe mendoj se çdo gjë mund të ndihmojë… Gjithashtu besoj në të qenit realist dhe mendoj se ndonjëherë ka shumë për t’u shqetësuar në këtë planet. Mund të jetë vërtet e frikshme të jetosh jetën tënde me ankth”, – thotë Kim Kardashian në “Interview Magazine”.

Kim Kardashian, e cila udhëton me avion privat (ajo së fundi u quajt “kriminele e klimës” për përdorimin e avionit të saj privat për një fluturim 17 minutash), relativizoi pjesëmarrjen e saj në luftën mjedisore në intervistë dhe pranoi:

“Do të doja të mësoja nga super miqtë e mi, të përfshirë në ndryshimet klimatike. Unë bëj atë që mundem, por duhet të zgjidhni atë që vërtet funksionon për ju, në jetën tuaj. Askush nuk do të jetë 100% i përsosur”.

15439-1A-055 001

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *