Kida shfaqet joshëse e me shumë stil në foto pranë makinës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida përmbylli një sezon veror të jashtëzakonshëm me angazhime të shumta profesionale.

Krahas projekteve muzikore që solli dhe u pritën mirë nga ana e publikut, 24-vjeçarja ishte tejet aktive me koncerte të ndryshme.

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe përveç që këngëtarja ka shijuar disa ditë pushimesh në bregdet ajo tashmë është rikthyer për të punuar në projekte të reja.

Por, aktualisht Kida po u qëndron afër adhuruesve edhe me imazhe të ndryshme në Instagram, disa të tilla i solli edhe së fundmi.

Krijuesja e hiteve u shfaq atraktive në fotografit ku u paraqit me shumë stil ndërsa pozon nga makina.

Kida shihet e veshur me një bluzë të bardhë të kombinuar me një palë xhinse të shkurtra, çantë të kaltër dhe syze dielli me kornizë të bardhë.

Kujtojmë që së fundmi Kida u bë artisja e parë shqiptare që ka tre këngë me nga 100 milionë klikimeve në kanalin e YouTube.

Ndërsa, theksojmë që projekti i saj i fundit mban titullin “AM/PM” që është një bashkëpunimi me këngëtarin Butrint Imeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *